Lajme

Melihate Tërmkolli i fut në ‘një thes’ Isa Mustafën dhe Vjoas Osmanin

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Vjosa osmani dhe Isa Mustafa kanë pas detyrë me shkatërru LDK-në.

“Ajo e bëri detyrën e saj. Krejt ata që kanë pak njohuri politike e shohin që ka pas detyrë, njësoj siç ka patur detyrë edhe Isa Mustafa, krejt njësoj, detyrë me shkatërru LDK-në. Përndryshe vetëm të kishin pak përpjekje me e ba LDK-në parti e parë, siç kanë qenë përpjekjet e njerëzve të mirë e fuqishëm të LDK-së, LDK-ja do të bëhej”, ka thënë ajo.

Tërmkolli, ka thënë po ashtu se në udhëheqjen e LDK-së ka pas gjithçka vetëm njerëz të LDK-së më së paku.

Ajo tha se kjo çka ka ndodhë është pazar mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit.

“Kjo që ndodhi ka qenë një pazar mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit . Në vitin 2010, Vjosa Osmani ka qenë një prej adhuruesve më të mëdhaja të Isa Mustafës, pastaj dolën ambiciet e saj për diçka tjetër, dhe në vitin 2019 ajo ka qenë në pazar të plotë me Isa Mustafën, natyrisht Isa Mustafa i’a ktheji borxhin e bëri kandidate për kryeministre. Jo veç koketimi dhe flirti me Vetëvendosjen, por krijimi i një lloj mentaliteti që është njësoj si me votu LDK-në si Lëvizjen Vetëvendosje, kjo është absurde dhe shumë shkatërruese” deklaroi Tërmkolli për Gazetën Blic.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?