Lajme

Melihate Tërmkolli fyen e kërcënon rëndë gazetarin Arsim Lani – e quan të pafytyrë e bërllok

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka ofenduar gazetarin Arsim Lani.

Ka qenë vet gazetari Arsim Lani, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook bisedën përmes platformës “Viber”, ku mund të lexosh një sërë fyerjesh nga ana e Tërmkollit drejtuar gazetarit.

Lani, i cili është edhe moderator i emisionit “Frontal” në T7 duke se ka ftuar në studio Tërmkollin, por të njëjtës nuk i ka pëlqyer i ftuari tjetër që ishte i pranishëm në po të njëjtën ditë, për këtë arsye ajo e quan atë disa herë i pafytyre e bërllok.

InDoks | Istogu, Principata e LDK-së

Mes tjerash, Tërmkolli edhe kërcënon gazetarin duke i thënë se “ke me pagu krejt këto”.

Gazetar i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Ky ështe niveli i atyre qe ne “te pafytyrët” i ftojmë nepër studio televizive.

Më poshtë gjeni mesazhin me fyerje e ofendime drejtuar gazetarit:

“Ti je i paftyrë, së pari nuk tregon kush është në emision, ti je i paftyrë së dytë që nuk e lexon në tërësi reagimin tim në FB, ti i paftyrë, ti bërllog kur e din atë që ke thanë në fund të emisionit, ti i paftyrë ke me pagu krejt këto, krejt mundin deri sa erdha aty dhe ftohjen që e mora pastaj, kush jeni more që luani me jetë të njerzëve, berlloga more!”, thuhet në mesazhin e Tërmkollit.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?