Lajme

Me sy të pëlotur, Fatmir Sejdiu i kërkon falje nënës së tij

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Oksigjen”.



Në një nga rubrikat e këtij emisioni, ai ka bërë edhe një kërkim falje/

Sejdiu me lot në sy i kërkoi falje nënës dhe fëmijëve të tij për pritjen që e bënin për të në vitet e ’90-ta, atëherë kur ish presidenti ishte i angazhuar në çështje kombëtare.

“I kërkoj falje nënës time e cila më ka pritur e zgjuar deri në 4 të mëngjesit”, janë ndër tjera fjalët e tij.

Po ashtu, Fatmir Sejdiu tregoi edhe ngjarjen e migrimit të motrës së tij, që nuk e kishte parë për 11 vite rresht.