Lajme

Me raki në dorë – Del një video e vrasësit të ish-gruas së tij

Sokol Haliti, nga Komuna e Shtimes, por me vendbanim në Gjermani, tronditi Kosovën mbrëmjen e së mërkurës, ku para Klinikës së Gjinekologjisë, vrau me dy plumba ish-gruan e tij. Ky krim makabër i tij, ngjalli dhimbje dhe trishtim në shoqërinë kosovare.

Derisa Policia e Kosovës është në kërkim të Sokol Halitit, në rrjete sociale po qarkullojnë video të publikuara kohë më parë nga ai në rrjete sociale. Një e tillë e realizuar me 31 dhjetor të vitit 2020, shihet ai me alkool teksa feston ndërrimin e moteve në qytetin e Mynhenit të Gjermanisë.

Shiko videon më poshtë: