Lajme

“Më parë kisha me shku në hënë, se sa me hapë fabrikë në Kosovë”, Milaim Zeka i reagon Behgjet Pacollit

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se ndihet i habitur me deklaratën e Behgjet Pacollit, “ ma e para zgjedhjë me shku në hanë, se sa me hapë fabrikë në Kosovë”.

“Ky nuk eshte vetem skandal, po edhe veper penale, ngase nje njeri i permasave te tilla, po u thote bizneseve vendore, ikni prej ketu, ashtu sikurse veproi ky vet para disa diteve, kur nenshkroi nje kontrate per nje investim 50 milionesh ne Shkup te Maqedonise”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij:

Kurr nuk kisha me besu kete deklarat te Pacollit

Ndoshta jam ba per hajmali, ose mem shkri plumbe ne nje luge mbi zjarre. Ndoshta jam ba per Kishen e Llapushnikut, me shku pak ne dhomen e rrefimit. Ndoshta, e duke rene ne kete gjendje, po me shkarravitete shpirti, e po me tymon truri kur po e lexoje qe ish presidenti i ketije vendi, ish zevendeskryeministri e ministri i Puneve te Jashtme, Behgjet Pacolli, mundet me deklaru se “ ma e para zgjedhe me shku ne hane, se sa me hape fabrike ne Kosove”!

Ky nuk eshte vetem skandal, po edhe veper penale, ngase nje njeri i permasave te tilla, po u thote bizneseve vendore, ikni prej ketu, ashtu sikurse veproi ky vet para disa diteve, kur nenshkroi nje kontrate per nje investim 50 milionesh ne Shkup te Maqedonise.

Bizneseve nderkombetare po ju thote ikni ne vendet tjera ne rajon, atje beni investime.

Me thane nje gje te tille nje pronar i nje biznesi privat, e kisha aresyetu deri dikund, ama Behgjet Pacolli, kjo eshte tragjike, po aqe tragjike sa reagimi i Xhelal Sveçles, kur nuk e lejonte aeroplanin e tije per te aterruar ne Prishtine…!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?