Lajme

Më në fund zbulohet enigma, Skënder Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e Skënder Hyseni gjatë zhvillimit të takimit në SHBA, ku edhe u nënshkruan disa marrëveshje.

Hyseni në këtë fotografi shihej duke i thënë diçka në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Ai sot tregoi se çka i tha në vesh, shkruan Reporteri.net.

Hyseni në Rubikon tregoi se i tha Hotit që “ta ftojë presidentin Trump ta vizitojë Kosovën”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?