Më në fund vjen reagimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për taksën ndaj Serbisë
Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, e ka cilësuar si të dëmshme vendosjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë.
Sipas saj, rritja e taksave ndaj Serbisë nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës.
Hyland ka thënë se duhet normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së – rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, reagimet joemocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, ka shkruar Hyland në Twitter.
Increased tariffs on #CEFTA members = increased pain for #Kosovo citizens, increased tensions, and increased damage to Kosovo’s reputation. Strategic leadership, not emotional reaction, is needed to secure Kosovo’s European future and a normalized relationship w/ #Serbia.
— Chargé d'Affaires Colleen Hyland (@USAmbKosovo) November 26, 2018