Lajme

Gëzon përkrahje të madhe në rajonin e Prizrenit, Nezir Çoçaj garon për deputet në listën e PDK’së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Prizrenit, Nezir Çoçaj, sot është konfirmuar se do të jetë në garë për deputet në listën e PDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Korrespodenti.

Nezir Çoçaj në këto zgjedhje do ta ketë numrin 20 në listën e PDK’së.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe 2017, Nezir Çoçaj ishte kandidati më i votuar nga rajoni i Prizrenit.

Ai ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim. Aktualisht është drejtor i Institutit Pedagogjik i Kosovës.

Çoçaj po ashtu ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së, që nga ditët e para. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?