Lajme

Me datën 8 gusht “mbyllet” Aeroporti i Prishtines, punëtorët në protestë

Sindikata e Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë shpalosur para opinionit kërkesat e tyre ligjore tek menaxhmenti i Aeroportit, raporton Korrespodenti.

Avokati Tomë Gashi, i cili ishte prezent në këtë konferencë për media, ka thënë se në rast mos pranimi të kërkesave të ligjshmedhe të drejta të mbi 717 punëtorëve nga mënaxhmenti i Aeroportit, protesta e planifikuar më 08 gusht të këtij viti mund të shndërrohet në grevë, e kjo do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për Aeroportin, por edhe për Republikën e Kosovës.

“Në pamundësi që përfaqësuesit e Sindikatës të takohen me menaxhmentin e ANP-së, shpresoj që mediat që morren pjesë në këtë Konferencë, të dërgojnë porosinë tek menaxhmenti i Aeroportit që të pranoj pesë kërkesat e ligjshme dhe të drejta të mbi 717 punëtorëve shqipëtar, që protesta e planifikuar për datën 08.08.2019 në oren 08.00 të mos shëndrrohet në grevë e cila do të kishte pasoja katastrofale për vetë aeroportin, por më të rënda do të ishin për Republiken e Kosovës”, ka shkruar avokati Gashi në profilin e tij në facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?