Lajme

Mbytet një fëmijë nga Kosova në Durrës

Një fëmijë i moshës dhjetëvjeçare ka vdekur në qytetin e Durrësit në Shqipëri. Ai dyshohet se është mbytur në një pishinë në këtë qytet.

Policia bën me dije se sot, më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.