Lajme

Mbytet një 34 vjeçar nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Një 34 vjeçar nga Kosova ka vdekur në bregdetin e Shëngjinit, shkruan Gazeta Metro.

Mësohet se një pushues nga Kosova, rreth 34 vjeç është mbytur teksa po lahej. Mësohet se i riu ka pësuar infarkt në kohën që ndodhej në ujë.

Kujtojmë, që rastet e mbytjes në ujë të pushuesëve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë nuk janë të rralla ndër vite.

Ditë më parë edhe dy pushues tjerë kanë vdekur, një në plazhin e Durrësit, e tjetri në atë Shëngjinit./gazetametro.net


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19