Lajme

Mbushën rrugët me billboarde Veseli-Trump

Partia Demokratikë e Kosovës tashmë ka filluar t’i ndryshojë billboardët nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës.



PDK-ja po vendos fotografi, ku lideri i PDK-së, Kadri Veseli shihet bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Tashmë disa ditë PDK-ja ka filluar një fushatë, ku është duke promovuar lidhjet e ngushta ndërmjet Veselit dhe Trumpit.

Duket PDK-ja dëshiron të bëjë kontrastin me rivalët e tij për pozitën kryeministër, të cilët të gjithë kanë pasur pozicione kundërshtuese ndaj SHBA-ve.

Po ashtu, Kadri Veseli dje në Lipjan kishte ndërlidhur luftën e tij kundër korrupsionit me luftën globale të Trumpit kundër korrupsionit.


Në muajt e fundit administrata Trump ka filluar një iniciativë për luftimin e korrupsionit në botë, gjë e cila është reflektuar edhe në Kosovë, ku ambasadori Kossnet në baza ditore shkruan kundër korrupsionit.

Veseli është kandidati i vetëm për kryeministër që ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.