Lajme

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë- këto janë zhvillimet e fundit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë hyrë brenda ndërtesës së Qeverisë ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Në objektin e qeverisë ka arritur edhe shefi i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk është bërë e ditur se në çfarë ore do të nisë, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme njoftoi se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas situatës së krijuar në veri të vendit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?