Lajme

Mbi 78 për qind e kosovarëve të kënaqur me masat kundër pandemisë COVID-19

Kosovarët janë shprehur të knaqur me masat që institucionet kanë marrë në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton Zeri.info.

78.8 për qind e të anketuarve nga UNDP-ja, u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, prinë me numrin e lartë të për qindjës në këtë anketë, ku 89.4 për qind, janë shprehur të knaqur me masat që ka marrë MSH-ja, pas saj radhiten Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme.