Lajme

Mbi 7 mijë vota për Fjolla Ujkanin, Vushtrria i rikonfirmon besimin me mbivotim për në Kuvendin e Kosovës!

Kandidatja për deputete nga rradhët e LVV-së, Fjolla Ujkani, del të jetë kandidatja më e votuar në zgjedhjet e fundit në listën e LVV-së në Vushtrri.

Sipas një burimi të VushtrriaOnline, Ujkani në këto zgjedhje në komunën e Vushtrrisë ka marrë mbi 7 mijë vota duke qenë kandidatja më e votuar në këtë komunë.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit të 2019, Ujkani ka afërsisht 3 mijë vota më shumë. Në atë vit kandidatja në fjalë vetëm në komunën e Vushtrrisë kishte 4121.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?