Lajme

Mbi 46 mijë të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën janë kryer 4 mijë e 229 vaksinime, ku totali shkon në 46 mijë e 97 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, MSH bën të ditur se procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova.

Tutje, ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?