Lajme

Mbi 300 nxënës të infektuar, në këtë qytet mësimi kalon në online

COVID-19 në Kosovë ka disa ditë që ka shpërthyer me të madhe, duke u infektuar qindra mijëra qytetarë.

Në qytetin e Pejës 320 nxënës dhe 68 mësimdhënës janë të infektuar me SARS-CoV-2, raporton Indeksonline.

Ky numër shqetësues ka bërë që shkolla fillore “Asdreni” në këtë komunë, nga e hëna të kalojë në planin C të mësimit, e që është mësim online.

Ndërkaq, shkolla fillore “Dardania” ka kaluar në planin B, dhe mësimi do të realizohet në grupe.

Sipas drejtorit të Arsimit në Pejë, Naser Gega, rritja e rasteve është duke i prekur shumë shkollat.

“Në “Asdreni” ka shumë mësimdhënës të infektuar, e në “Dardania” ka më tepër nxënës të prekur. Kështu që jemi dakorduar të shkojë kështu”, ka deklaruar Gega për Indeksonline.

Vetëm në 24 orët e fundit, 2 mijë e 943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, teksa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

Në anën tjetër, Qeveria është duke plainifkuar të shtrengojë masat anti-COVID, me qëllim qe të frenohet bartja e virusit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje