Lajme

Mbi 2 mijë të shëruar nga Covid-19

Në Kosovë u regjistruan të shtunën 71 të shëruar nga koronavirusi, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kështu aktualisht në vend janë 2.227 persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Po sot rezultuan 203 raste të reja nga 419 mostrat e testuara.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 4.715 raste me koronavirus.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19