Lajme

Mbi 2 300 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Më shumë se 2 300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili ka goditur të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.

LEXO EDHE:  I ka 225 dënime në polici, ’Papiqulos’ i konfiskohet vetura nga Policia e Kosovës