Lajme

Mbi 10 milionë të vaksinuar deri tani në Turqi

Numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë në kuadër të luftës me koronavirusin e llojit të ri (Covit-19) në Turqi i ka kaluar 10 milionë.

Sipas të dhënave që janë publikuar në adresën e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë “https://covid19asi.saglik.gov.tr” numri i atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës është 7 milionë e 570 mijë e 595.

Ndërsa doza e dytë është injektuar tek 2 milionë e 442 mijë e 353 njerëz, duke e çuar kështu në 10 milionë e 12 mijë e 948 numrin e të vaksinuarve deri më tani në Turqi.

Shpërndarja e numrit total të të vaksinuarve sipas provincave është e tillë: Stamboll – 1 milion e 589 mijë e 160, Ankara – 823 mijë e 160 dhe Izmir – 669 mijë e 449.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?