Lajme

Mbajti 3 orë të mësimit, u përshëndet me kolegët dhe shkoi u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Gazeta Sinjali ka raportuar sot se Naim Gashi, mësimdhënës në shkollën e fshatit Sapniq të Rahovecit dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” sot në Gjakovë.

Drejtori i shkollës “Sapniqi” në këtë fshat, Xhafer Gashi, tha për Gazetën Sinjali se 47-vjeçari kishte qenë sot në vendin e tij të punës.

Sipas drejtorit, mësuesi kishte mbajtur tri orë të mësimit dhe në orën 14:20 ishte përshëndetur me kolegët e tij dhe ishte larguar nga shkolla.

Ai thotë se nuk kanë vërejtur asnjë gjë shqetësuese te ai që mund t’i bënte të dyshonin se 47-vjeçari do të bënte diçka.

“Mësuesi Naim Gashi sot ka ka qenë në vendin e punës në shkollë, i ka mbajtur tri orët e mësimit deri në orën 14:20. Nuk kemi vërejtur te ai diçka shqetësuese. I ka përshëndetur kolegët, u ka thënë ‘ditën e mirë’ dhe ka hipur në veturën e tij ‘Golf 4’ ngjyrë e zezë dhe ka shkuar te ‘Ura e Fshajtë’. E ka parkuar veturën dhe në orën 15:15 ka kërcyer nga ura”, tha ai.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?