Lajme

Matoshi kritikon sulmin me vezë ndaj Hotit: Opozita duhet të jetë më kreative dhe më e mençur

Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Abdullah Hoti. Një veprim i tillë sipas Matoshit, ka shkaktuar neveri te masa. Ai këshillon opozitën që të mos përdor metodat e VV’së kur nuk ishte në pushtet.

Matoshi ka thënë se opozita duhet të jetë më kreative, dhe me të mençur.

“Opozita tani duhet të jetë shumë më kreative, më bindëse dhe mbi të gjitha e mençur, duke mos i humbur vendit kohë, por duke dhënë alternativa të zgjuara”, theksoi Matoshi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Iggboys* ose djemt e voeve!

LDK mund të thonë se janë të trishtuar e të i indinjuar me gjuajtjën me vezë, ndaj zëvendëskryeministrit Abdullah Hoti, po nuk mund të thonë që nuk i njohin metodat e veprimit të partnerit të tyre të koalicionit.
Ata e kanë vuajtur këtë edhe më parë (vet lideri i LDK-së Isa Mustafa është gjuajtur me vezë në seancë të Kuvend it nga deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje më 22 shtator, 2015) dhe kanë zgjedhur me vullnet që të qeverisin sëbashku me Ve-Ve Revolucionin!?
Prandaj, shihni ato vezë, kanë nënshkrim!

E kam shfaqur qëndrimin tim kritik ndaj secilës formë të dhunës politike, sado e “butë” të jetë, atëherë po edhe sot.
Kurse secili që i ka justifiku gjuajtjet me vezë atëbotë dhe i dënon sot, është thjesht një hipokrit mendjeshkretë.

Kurse opozita aktuale nëse përdor format e protestës të Vetëvendosje në opozitë, në këtë momentum vetëm ia ndreq imazhin pushtetit dhe nuk ndikon në rritjen e solidaritetit qytetar me opozitën.

Poashtu, një reciprocitet (fjalë që e përtyp i madh e i vogël në VV) mjetesh të luftës për pushtet e rikthen Kosovën në dhunë dhe kaos!?

LEXO EDHE:  Shqipëri, 17 raste të reja me COVID-19, shkon në 400 numri i të prekurve

Goditja me ve e Hotit ka shkaktu neveri në masë. Kaq.
Opozita tani duhet të jetë shumë më kreative, më bindëse dhe mbi të gjitha e mençur, duke mos i humbur vendit kohë, por duke dhënë alternativa të zgjuara.

Opozita sot duhet të padis pushtetin në gjykatë, për secilin vendim, për zbritje arbitrare të pagës, për shkarkim te shërbyesve civilë, pa asnjë shkas, si dhe të kujdestarojë se kujt i jepen tenderët, kush merr poste publike, a përfillet konkursi publik, kush zgjidhet në diplomaci etj.