Lajme

Matoshi i habitur: Paga e juristit të Telekomit më e madhe se e pilotit të NASA’s

Publicisti Halil Matoshi thotë se paga vjetore që e ka marrë juristi i Telekomit është më e madhe se paga vjetore e pilotit të NASA’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan InLajmi.



Matoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi ku përshkruhet pagesa e një piloti të NASA’s.

Sipas saj, ai merr 136.069 dollarë brenda vitit.

E raportimet në media tregojnë se zyrtari ligjor i Telekomit është paguar brenda një muaji deri në mbi 12 mijë euro.

Shkrimi i plotë i tij:



Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€
Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$
P.S.

Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto.

Shkrimtar, autor i dhjetë librave.



Ekspert i medias, profesor…

Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?/InLajmi/

Lini një Përgjigje