Lajme

Mashtrohet 15-vjeçarja, një 24-vjeçar kreu marrëdhënie seksuale për 1 vit, i premtoi martesë por më pas e rrahu

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur që një periudhë të caktuar në Malishevë është arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet për dhunimin e një vajzë, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Th, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë, nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale që më shumë se një vjet me vajzën e mitur.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 15-vjeçare vendosi ta denoncojë të dyshuarin, për sulmin ndaj saj, që dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. Në deklaratën e dhënë në Polici, vajza zbuloi detaje tronditëse, se si ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin që nga mosha 14-vjeçare.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari që nga fillimi ka qenë në dijeni për moshën e viktimës, por me të njëjtën ka vazhduar lidhjen e dashurisë, duke i premtuar vajzës se do të martohet me të.

LEXO EDHE:  Ky është 24 vjeçari që theri me thikë kunatën në Vushtrri, u kapën për përgatitjen e ushqimit

Por gjithçka mes tyre ndryshoi, pasi ai dyshohet se nisi të ushtrojë dhunë mbi vajzën. Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, rast ky që e shtyi ta njoftojë Policinë për krejt çka ka ndodhur mes tyre.