Lajme

MASHT-i zëvendëson rreth 30 drejtorë e udhëheqës me ushtrues detyre

Rreth 30 pozita të drejtorëve të departamenteve e udhëheqësve të divizioneve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka zëvendësuar me ushtrues detyre.

Këto pozita do të udhëhiqen me ushtrues detyre deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimet i ka marrë të enjten sekretari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati.

Drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e deritanishëm të divizioneve të cilët kanë pasur aktemërime të përhershme (vend i përhershëm i punës) janë sistemuar si koordinator ose ushtrues detyre. Sipas tyre, i vetmi arsyetim që u është dhënë është se ndryshimet janë bërë bazuar në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Rregullorja është miratuar më 11 shtator nga Qeveria dhe është bazuar në dokumentin “Rishikimi funksional i MASHT-it”, i financuar nga BE-ja dhe GIZ-i.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?