Lajme

Masat e reja anti covid në Kosovë: Hoxha tregon se a lejohet falja e ‘xhumasë’ dhe taravisë gjatë muajit të Ramazanit

Qeveria e Kosovës në masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh nuk është përmendur edhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve në tempujt fetarë.

E që masat e reja kanë vënë në dilemë besimtarët islamë nëse do të ketë kufizime të faljes së Xhumasë gjatë të premteve.

Muaji i Ramazanit që fillon me 13 prill e kur praktikohet falja e çdo ditshme e taravive.

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka thënë se prezenca në xhami nuk është e ndaluar, por që duhet të bëhet duke respektuar masat e pandemisë.

Vazhdojnë kolonat e gjata në kufirin me Shqipëri

“Është e sigurt se nuk do të ketë mbyllje të xhamive, as para apo gjatë Ramazanit. Të gjitha kohët e namazit do të falen si zakonisht në kohën e tyre, duke përfshirë edhe namazin e teravive gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. I lus të gjithë besimtarët që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-ja.

Prezenca në xhami duhet të bëhet me vendosje të maskës, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës fizike.

Hapësirat brenda xhamive duhet të pranojnë numër minimal të besimtarëve, derisa mund të shfrytëzohet edhe hapësira e jashtme e xhamisë/oborri, për faljen e xhumasë dhe namazit të teravive.

Është poashtu kërkesë e Bashkësisë Islame që ligjërata (hutbeja) e namazit të xhumasë të jetë e gjatë jo më shumë se 7 minuta, si dhe masat e reja AntiCovid të marra nga Qeveria e Kosovës janë mbështetur në plotni nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe si të tilla duhet t’iu përmbahemi dhe t’i respektojmë të gjithë pa dallim” ka thënë imami Maliqi për Indeksonline.