Lajme

Masat e reja anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë tregojnë informacionet e fundit

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se do të mbesin në fuqi akoma masat kundër COVID-19 që kanë hyrë në fuqi nga e hëna e javës së kaluar, ato do të zgjasin deri më 13 shtator.

Hoti për Klan Kosovën ka deklaruar se nuk u vendos asnjë ndryshim sa i përket këtij vendimi të fundit të Qeverisë në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, e cila u mbajt sot.

“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”,ka thënë Hoti për Klan Kosova.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?