Masa të reja për fundvit në Kosovë? – Kryeministri jep lajmin e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria bashkë me institucionet shëndetësore janë duke përgatitur skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit.
Përmes një statusi në Facebook ku ka folur rreth gjendjes me koronavirus, Hoti ka deklaruar se do të monitorohet situata dhe do të mbikëqyret respektimi i masave anti-Covid.
Emisioni i Indoks:
I pari i ekzekutivit ka thënë se do të punohet ngushtë me komunat dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë, për të kërkuar respektim të masave.
“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.