Lajme

Marrëveshja për targat, Syla e Mirena festojnë “dinjitetin e Albin Kurtit”

Saga e tabelave ilegale serbe ka përfunduar mbrëmë, përmes një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me lehtësimin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krejt çka dihet deri më tash është se Kosova ka hequr dorë nga vendimi i saj për shqiptimin e gjobave, përderisa Serbia nuk do të prodhojë më tabela ilegale “KM” “PR” “PZ” “UR” e të tjera.

Pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës e Serbisë, kanë reaguar edhe analistët Valon Syla e Ilir Mirena. Ky reagim ishte më i veçantë. Syla ka postuar një fotografi duke pirë së bashku me Mirenën. “Meze s’kemi, por po pijmë. Po e festojmë dinjitetin e Albin Kurtit,” ka shkruar Syla.

Ja postimi i tyre: