Lajme

“Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e qëndrueshme dhe t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kyle Skot , me të cilin kanë biseduar rreth arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton GazetaExpress.

Skot në këtë takim ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun, duke thënë se zgjidhja përfundimtare ndërmjet dy vendeve duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit.

“SHBA-ja mbështet gjetjen e një zgjidhje që do të jetë e aplikueshme dhe e qëndrueshme dhe që nuk do të rrezikonte stabilitetin e rajonit”, ka thënë Skot, transmeton Gazeta Express.

Edhe Vuçiq ndërkohë ka thënë se është i angazhuar për të gjetur një zgjidhje, megjithatë ka dhënë se ky kompromis duhet të jetë për interesat e shtetit serb./GazetaExpress/