Lajme

Maloku porosi politikanëve: “O boll ma”, ofroni programe dhe ide se si me jetu ky popull më mirë

Naim Maloku, ekspert i sigurisë ka ironizuar me disa politikanëve që sipas tij po bëhen bashkë pas zgjedhjeve pavarësisht sharjeve e ofendimeve që po i bëjnë njëri tjetrit.

Maloku në një postim në facebook ka thënë se një gjë e tillë duhet të marrë fund, dhe duhet të mendohet se ti të ofrohen programe dhe ide se si populli i Kosovës të ketë një jetë më të mirë, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

Shqiptarët,

Ai i partisë tjetër ,apo që ka mendim ndryshe, është: spiun i Serbisë, Rusisë, tradhëtar, mashtrues, vrasës, hajn….Edhe pse ndoshta kan qenë shokë arme, së bashku në një parti e janë ndarë, bashkë në koalicion në qeveritë e kaluara…

Pas zgjedhjeve kur ndahët ” kulaqi” i pushtetit bëhën, prap, bashkë me : tradhëtarin, spiunin, mashtruesin, vrasësin, hajnin….

O BOLL MA!

Ofroni programe dhe ide se si me jetu ky popull më mirë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?