Lajme

Mali i Zi pret turistët, këto do të jenë çmimet

Pas 20 ditësh pa asnjë rast me koronavirus, Mali i Zi deklaroi të dielën mbylljen e gjendjes epidemike duke u bërë shteti i dytë në Evropë, pas Ishujve Faroe, që del nga pandemia.

Në fillim të qershorit Mali i Zi pritet të rihapë kufijtë me Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Republikë Çeke, Hungarinë dhe Greqinë, deklaroi kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Komunës së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se situata në Mal të Zi është plotësisht e normalizua.

Gjeloshaj theksoi faktin se Mali i Zi është një shtet që mbështetet tek turizmi ndaj po pret me padurim hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve përmes të cilëve shpreson të ringrejë ekonominë pas krizës së COVID-19.

Ai siguroi se nga operatorët vendas nuk do të ketë rritje të çmimeve, përkundrazi sipas kryekomunarit të Tuzit, të bësh turizëm në Mal të Zi këtë vit mund të kushtojë më pak se vitet e shkuara.

“Pas një menaxhimi të suksesshëm të situatës do kemi një sezon të suksesshëm turistik për të arritur rritjen ekonomike pas krizës së pandemisë”, tha ai.

Ai foli edhe për çmimet në sezonin veror, i cili tha se çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë

“Sa i përket çmimeve, këtu ka shkuar në drejtim të kundërt, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, duke bërë që në krahasim më vitin e shkuar çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë”, tha Gjeloshi.