Lajme

Macron padit karikaturistin që e shfaqi atë si Hitleri, artisti: Të lejojnë të tallesh me Profetin, por jo me Presidentin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paditur një pronar billbordi i cili e paraqiste atë si Adolf Hitler, në shenjë protesta kundër masave anti-COVID.

Michel-Ange Flori, e bëri të ditur lajmin në Twitter.

“Sapo kam mësuar se do të merrem në pyetje nesër në stacionin policor të Toulon pas një ankese nga presidenti i Republikës. Pra, mund të tallesh me me profetin, kjo është satirë, por të bësh presidentin të duket si diktator është blasfemi,” shtoi ai.

Posteri ofendues portretizon Macron me uniformën e udhëheqësit nazist Hitler, me mustaqe të vogla dhe me shkurtesën e lëvizjes presidenciale LREM e kthyer në një svastikë.

Ajo u shfaq ditët e fundit në dy tabela me përmasa katër me tre metra të vendosura në një rrugë me katër korsi pranë hyrjes në Toulon. Prokuroria e Toulon hapi një hetim për “fyerje publike” të martën.

Vepra e “fyerjes së Presidentit të Republikës” u shfuqizua në vitin 2013 pasi një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dënoi Francën, por kreu i shtetit mbrohet nga fyerjet dhe shpifjet publike si çdo qytetar i zakonshëm edhe nëse ndjekjet penale, ndonjëherë perceptohen si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Këto postera synojnë të vënë në pikëpyetje “këtë demokraci ku vendimet merren pa diskutim nga një këshill shëndetësor,” shpjegoi artisti.

Nuk është hera e parë që posterat e tij, të cilat ai i përdor rregullisht për të komentuar mbi çështjet politike apo shoqërore, kanë tërhequr kritika ose e kanë futur në telashe ligjore.

Njerëzit kundër kufizimeve të COVID-19 në Francë e kanë krahasuar vendin me një diktaturë me disa nga ata që protestojnë kundër masës së re për përdorimin e certifikatës shëndetësore në frekuentimin e ambienteve të mbyllura.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?