Lajme

Lutfi Haziri thotë se Vetëvendosje bashkëpunon me PDK-në nga viti 2017

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherit kryetar i Gjilanit, ndërsa ka folur për thirrjen që Lëvizja e Albin Kurtit po ia bën PDK-së për ta rrëzuar qeverinë Hoti ka thënë se këto dy të fundit edhe më herët kanë bashkëpunuar mes vete.

Ai thotë se përkundër kësaj pushteti duhet të punojë për stabilitet në vend, kurse opozita të angazhohet ta prishë këtë stabilitet.

“Nuk është hera e parë, Vetëvendosje ka bashkëpunuar edhe kur e ka rrëzuar qeveirnë e Isa Mustafës në vitin 2017. Kabineti qeverisës po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë dhe stabiliteti politik varet nga angazhimi politik në Kuvend të Republikës, kështu që angazhimi i jonë është me vendos stabilitet, angazhimi i opozitës mund të jetë për ta rrëzuar këtë stabilitet”, tha Haziri para gazetarëve në Gjilan, shkruan Reporteri.net.

Kurse për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Haziri ka thënë se skeptikët dhe ata që po ngjallin frikë në Kosovë po e kundërshtojnë pa arsye, dhe sipas tij këtë po e bëjnë vetëm pse është arritur një rezultat.

Haziri tha shpreson që rezultati i Uashingtonit të jetë i implementueshme. /Reporteri.net/.