Lajme

Lutën apo Alban Hysenin? Ky është vendimi përfundimtar i PDK-së për balotazhin në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan nuk do ta mbështesë asnjërin nga dy kandidatët të cilët janë në balotazh për kryetar të kësaj komune.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Leonora Morina- Bunjaku, e cila ishte kandidate për kryetare të Gjilanit nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Ne kemi marrë vendim që të jemi neutral. Ne nuk e mbështesim asnjërin nga kandidatët”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Më tutje, ajo ka bërë me dije se kanë pasur oferta prej dy subjekteve Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por jo oferta zyrtare.

Kujtojmë se në garë për kryetar të Gjilanit janë: Alban Hyseni i Vetëvendosjes dhe kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri nga LDK.

Ky i fundit ka nënshkruar disa marrëveshje për balotazh me disa parti më të vogla në këtë komunë


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?