Lajme

“Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën i shoh rivalë të Albin Kurtit” – Olluri tregon cili është problemi i LDK’së

Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka folur rreth zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Olluri i ftuar në emisionin “Pressing”, ka përmendur disa nga problemet që po ndodhin në LDK sipas tij, përcjell Gazeta Insajderi.

“Problemi i LDK-së është se duhet një reformë brutale, nuk ka kohë për reformë të katalshme. Për shkak se sivjet janë edhe zgjedhjet lokale, do të thotë nëse pëson goditje edhe humbje në zgjedhjet lokale, atëherë do të jetë i vështirë edhe reformimi i saj”, ka thënë Olluri.

Olluri po ashtu edhe ka argumentuar pse LDK-ja duhet ta ketë një reformë brutale.

“Pse brutale, sepse nëse e krahasojmë Hazirin, Abdixhikun dhe kandidatët tjerë, na përmendum pikat pozotive të Lutfi Hazirit, por pikat negative të Hazirit është asocimi me garden e vjetër me zotëri Isa Mustafën dhe Agim Veliun”, ka treguar Olluri.

Po ashtu Olluri ka vlerësuar se Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën i sheh si rivalë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Te elektorati i LDK-së, nuk elektrizohet elektorati i LDK-së me njerëz që asociojnë me Isa Mustafën dhe Agim Veliun është e kotë, por me një kandidatë tjetër, i cili nuk do të jetë Kujtim Shala apo Lumir Abdixhiku unë e shoh humbje të thellë të LDK-së. Te Kujtim Shala dhe Lumir Abdixxhiku shoh rivalë të Albin Kurtit për shkak se nuk asociojnë me gardën e vjetër, nuk e kanë pas pushtetin qysh e ka Lutfi Haziri tonë kohen”, ka thënë Olluri. /Insajderi.org