Lajme

Lumir Abdixhiku tregon si e uroi Vjosa Osmani për postin e kryetarit të LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka marrë urim privat nga Vjosa Osmani pasi e fitoi karrigen e të parit të kësaj partie, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka saqaruar nëse është uruar nga ish-nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani.

“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse mori “mesazh privat” urimi nga Osmani, Abdixhiku u përgjigj me “po”.

“Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK’së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, shtoi Abdixhiku.

Ndryshe Abdixhiku dhe Osmani njihen që kanë pasur afermitet partiak sa kjo e fundit ishte në LDK.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?