Lajme

Lumir Abdixhiku bën një postim përshëndetës, nga sot ai nuk do të jetë as deputet

Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas formimit të qeverisë së re, ku tha se sot ishte dita e tij e fundit në detyrë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sot për të është dita e parë e rikthimit në normalitet.

“Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë. Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëvë për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku.

Në ish-Qeverinë Kurti, ministër i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së ishte Lumir Abdixhiku, por në vend të tij u emëruar Arban Abrashi.

Lumir Abdixhiku përveç që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, ai nuk do të jetë as deputet në Kuvendin e Kosovës, pasi e kishte liruar këtë pozitë në kohën e Qeverisë Kurti.