Lajme

Lulzim Shoshi u bën thirrje veteranëve të UÇK’së që ta mbështesin fuqishëm PDK’në

Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Shoshi, ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Komunës së Istogut, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Shoshi ka thënë se PDK-ja e cila bërthamën e ka nga lufta çlirimtare, çmon dhe vlerëson veteranët e UÇK-së.

Ai u ka bërë thirrje veteranëve që ta mbështesin fuqishëm PDK-në më 6 tetor dhe projektin e kandidatit për kryeministër Kadri Veseli.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?