Lajme

Luljeta Veselaj-Gutaj: Vota për PDK’në, është më shumë se votë në këto zgjedhje

Kandidatja për Deputete nga radhët e PDK’së, Luljeta Veselaj-Gutaj, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka thënë se vota për PDK’në në këto zgjadhje, është më shumë se votë.

“Vota për PDK’në është më shumë se votë në këto zgjedhje, është plebeshit për Lirinë e Kosovës ndaj Çlirimtarëve tanë, heronjëve tanë të gjallë, arkitektëve të pavarësisë së Kosovës, z.Thaçi, z.Veseli dhe të gjithë çlirimtarëve të tjerë. Vota për PDK’në është votë për një Kosovë të sigurt Euroatlantike dhe zhvillimore. Për një Kosovë të fortë, të ndritur dhe krenare për ne dhe fëmijët tanë”, ka shkruar ajo. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?