Lajme

Luljeta Veselaj – Gutaj sërish në garë për deputete: Kur ndalet PDK, ndalet Kosova

Konsiderohet si njëra ndër ish-deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës në manditin e saj si deputete, e sidomos nga deputetët nga Prizreni.

Bëhet fjalë për ish-deputetën dhe tani kandidatën për deputete, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila ka dhënë kontribut shumë të madh që të jetë zëri i votuesve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka qenë njëra ndër deputetet që gëzon një përkrahje të jashtëzakonshme nga komuna e nga Prizrenit.

Edhe këto zgjedhje, Veselaj – Gutaj ka marrë përkrahje të madhe për mandatin e saj të ri në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e saj në facebook, Luljeta Veselaj – Gutaj ka konfirmuar kandidimin e saj për deputete në kuvendin e Kosovës në listën e PDK’së ku do të garojë me numrin 24

“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova prandaj ne s’mund dhe se kemi ndërmend të ndalemi sepse jemi ADN-ja, në veçanti kur në pyetje është sakrifica e lirisë, dilema ndaj pavarësisë dhe shtetndërtimit”, është ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Luljeta Veselaj – Gutajt:

Kur ndalet PDK, ndalet Kosova prandaj ne s’mund dhe se kemi ndërmend të ndalemi sepse jemi ADN-ja, në veçanti kur në pyetje është sakrifica e lirisë, dilema ndaj pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Ja sot ja kurrë më shumë na duhet uniteti për ti tejkaluar dallimet dhe sfidat dhe për ta dëshmuar ndaj të gjithë atyre që janë aset i shtetit tonë.

Të nderuar qytetarë, miq e mikesha, Ju familjarë,

Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar që unë të jemë njëra nga kandidatet e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit për tu përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falenderoj PDK-së në përgjithësi për vlerësimin dhe besimin që më kanë dhënë. Mbështetja juaj për mua në këtë mandat më mundëson që të punoj me përgjegjësi dhe ndërgjegje të pastër edhe më shumë në të mirën e vendit tonë.Ju jam mirënjohëse në çdo rrugëtim të përbashkët.

Ne besojmë te njëri-tjetri dhe të gjithë së bashku besojmë se #Rimëkëmbje me #HoxhajKryeministër do ta bëjë Kosovën vend më të mirë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.

Kur jemi bashkë nuk ka të pamundura!

Vota juaj për mua aq sa është nder është edhe përgjegjësi, ju betohem se do të jemë zëri i juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

#Rimëkëmbje

#LuljetaVeselajGutaj24

Urime e suksese për të gjithë kandidatët, për një fushatë e përfaqësim të denjë e pa dallim për të gjithë qytetarët!

Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj
17.01.2021


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?