Lajme

Lul Raka ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Mikrobiologu, Lul Raka, ka reaguar pasi që në disa portale ka qarkulluar një lajm kinse ai ka paralajmëruar një katastrofë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Raka thotë se mesazhi që është shpërndarë në emër të tij është i rrejshëm, teksa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Postimi i plotë:

Te nderuar/a,

Mesazhi që èshtè shperndare neper portale (per “katastrofen” qè na pret), ne emrin tim eshte lajm i rrejshèm!

MBANI MASKÈN!

Shpètoni veten, me te dashurit Tuaj dhe Kosovèn!

LEXO EDHE:  Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!