Lajme

Lladrovci takon Ahmetin: Pagesa do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak

Kryetari i komunës së Drenasit është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin me të cilin kanë diskutuar për çështjen e taksës për parking.

Lladrovci ka shkruar në Facebook se “pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional”.

Postimi i tij:

Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.

Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.

Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!