Lajme

Lladrovci në prag të zgjedhjeve, ia merr Nismës një kandidate për deputete

Qendresa Xhema, e cila ishte në listë për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, sot ka kaluar në Partinë Demokratike.

Kandidatja nga Drenasi, sot është pritur në zyren e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, duke njoftuar kështu largimin nga partia Nisma, transmeton Magazina.al

Ka qenë vet Lladrovci ai I cili ka njoftuar aderimin e Xhemës, duke thënë se gruaja është vlerë e shtuar në pushtetin lokal.

Ky është statusi I Lladrovcit

Nga sot, Qëndresë Xhema ish kandidatja e “Nismës Socialdemokrate” për zgjedhjet e 6 tetorit, i bashkohet PDK-së. Qëndresa vlerëson platformën dhe vizionin e PDK-së dhe liderit Kadri Veseli, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e mundësive dhe gjasave të barabarta.

Gruaja në Drenas, është vlerë e shtuar e pushtetit lokal, andaj unë aderimin e Qëndresës e mirëpres duke i uruar sukses dhe duke i ofruar bashkëpunim për platformën tonë fituese më 6 tetor.

Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!

LEXO EDHE: