Lajme

Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga policia turke

Është liruar veterani i UÇK-së, Imri Ilazi i cili ishte ndaluar gjatë ditës së sotme nga policia turke.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar për lirimin e tij, teksa ka falënderuar MPJD-në, MPB-në dhe ambasadën e Kosovës në Turqi që mundësuan lirimin e Ilazit, shkruan Indeksonline.

“Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten!”, u shpreh Gucati.

Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falenderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diaspores dhe…

Julkaissut Hysni Gucati Lauantaina 8. elokuuta 2020