Lajme

Limaj: Vetëm 6 mijë familje s’e kanë asnjë anëtar të punësuar

I pari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka folur rreth zotimeve të kësaj partie.

Sipas Limajt, Nisma ka pasur katër zotime, të cilat, sipas tij, kanë bërë një ecje të jashtëzakonshme.

Njëri ndër to është zotimi për punësim, ku, sipas tij, janë vetëm 6 mijë familje që nuk kanë të punësuar një anëtarë.

“Ne kemi bërë një ecje të jashtëzkonshme në 4 zotimet tona. Akualisht në Kosovë vetëm 6 mijë familje janë që nuk kanë të punësuar një anëtar, sipas të dhënave të ministrisë, këtu jemi duke folur për mininmumin. Zotimi ynë ka qenë të paktën të jetë një prej familjes, sipas Ministrisë së Punës kjo është shifra. Një pjesë e të rinjëve janë futur në praktikë, e një pjesë në trajnim për aftësim profesionale”, tha Limaj në Rtv Dukagjini.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?