Lajme

Limaj: Skandaloze konferenca e Albin Kurtit, shkresa që e përmendi nuk është sekrete

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj sonte në Rubikon ka thënë se konferenca e sotme e kryeministrit Albin Kurti ishte skandaloze, aty ku ‘zbuloi’ një marrëveshje kinse sekrete të presidentit Hashim Thaçi me NATO’n, transmeton Periskopi.

Limaj ka thënë se marrëveshja në fjalë nuk është sekrete, duke e quajtur shkresë.

‘’Nuk është marrëveshje e as sekrete. E a duhet a jo të shfuqizohet, është temë diskutimi. Ishte konferencë shtypi krejet skandaloze sepse nuk duhet vetëm me informu por edhe me marr vendime. U dasht me thanë ka qenë letra, është në kundërshtim dhe nga sot shfuqizohet’’, thotë Limaj.

‘’Nuk është kryeministri me konstatu por me marr vendime’.

Tutje Limaj thotë se kryeministri Albin Kurti nuk kishte asnjë qëndrim sot për atë letër.

‘’Cili është qëndimi i tij sot për atë letër. Pse dole në konferencë të shtypit. Me bo shoë a? Kur thirr kryeministri konferencë, e paraqet qëndrimin. Qëndrimi i tij sot s’ka qenë as mish e as peshk. Cili ke qëndrimi i tij’’./PERISKOPI/