Lajme

Limaj paralajmëron përfshirjën e PDK-së në Qeveri

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk ka një unitet të brendshëm nacional.

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm nuk e ka fuqinë ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare.

“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet të bëjë marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, tha ai për “Expose”.

Limaj tregoi se është duke punuar që ta bindë PDK-në për të hyrë në Qeveri.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A po e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë? NISMA jo vetëm që është e gatshme, por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar Veselin, kam takuar edhe Mustafën dhe e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”.