Lajme

Limaj: Me fitoren tonë fiton zëri dhe vlera e UÇK’së

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim më qytetarë në Tusuz, vendlindjen e heroit të kombit Xhevat Berisha.

Limaj duke i falenderuar bashkëluftëtarët për mbështetjen që po I dhënë, ai ka theksuar se fitorja e Nismës, është fitore e zërit dhe vlerave të UÇK-së.

Statusi i plotë i Limajt:

Kënaqësi qe sonte kisha një bashkëbisedim të jashtëzakonshëm e me plotë emocion me burra e gra, në vendlindjen e heroit të kombit, Xhevat Berisha, në Tusuz të Prizrenit.

Kërkova nga bashkëluftëtarë e veprimtarë të devotshëm të kësaj zone për tu bashkuar krah projektit tonë per mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne i ndjejmë, jetojmë me to, prandaj edhe po i mbrojmë, ndërsa disa të tjerë që asgjë nuk i lidhë me këtë pjesë të historisë sonë të lavdishme, fatkeqësisht po i përdorin e keqpërdorin për vota.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?