Limaj: Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal

Në një takim me banorët e Banjës, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se bashkëvendasit e tij si kurrë më parë janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate dhe projektit tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këto deklarata kryetari Limaj i bëri përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook.
Postimi i plotë i tij:
Në vendlindjen time në Banjë, në lagjen e kryetarit Begaj, të cilit i urova shërim të plotë, sonte takova bashkëvendësit e mi, të cilët si kurrë më parë janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate dhe projektit tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal, madje as tryezat e kalkulimeve, sepse fryma dhe vullneti për bashkim i bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që e duan vendin, janë rreshtuar krah nesh, krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe krah fitores së zërit të UÇK-së.
E ardhmja e vendit dhe vlerat tona kombëtare janë më të sigurta vetëm duke mbështetur listën e kandidatëve tanë për deputetë, të cilët i përfaqësojnë më së miri vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilat po luftojmë që t’i ruajmë e t’i mbrojmë.